Europa League Futboll Sport

TURPËROI INTERIN NË EUROPA LEAGUE/ Ja çfarë duhet të dini për kundërshtarin e Laçit

Skuadrat shqiptare janë njohur mbasditen e sotme, me kundërshtarët e tyre në Ligën e Europës. Pa asnjë dyshim Laçi ka pasur shortin më të vështirë, pasi do të gjejë përpara izraelitët e Hapoel Ber Sheva.

Po çfarë duhet të dini për këtë klub?

Hapoel Ber Sheva është një klub që u themelua në vitin 1949 dhe momentalisht në përbërjen e saj ka shumë lojtarë vendas. Aktualisht ka vetëm 5 lojtarë të huajë në përbërje.

Kjo skuadër ka fituar 5 kampionate në Izrael dhe vitet e fundit është bërë e njohur nga fitorja, që i ka marrë Interit në “San Siro”. Izraelitët fituan në grupet e Ligës së Europës dy herë Interin, 0-2 në Itali dhe 3-2 në Izrael.

3425

Kanë qenë dy herët, që kjo skuadër ka marrë pjesë në grupet e Ligës së Europës. Hera e parë në sezonin 2016-2017 dhe  e dyta në sezonin 2017-2018.

Pra, këto detaje tregojnë, që vetëm i lehtë nuk është kundërshtari, që do të kenë kurbinasit përballë.

Related posts

REVOLUCIONI “LOS BLANCOS”/ Hazard, gjithnjë e më pranë REALIT

F.autor

ÇIFTI SIMPATIK/ Danielle Knudson dhe PATO më të LUMTUR se kurrë…(FOTO)

Isa.Autor

FITUAN SUPERKUPËN/ COSTA  falënderon klubin që nuk e lejoi largimin e GRIEZMANNIT

Isa.Autor

Leave a Comment