Futboll Premier League Sport

DJALOSHI I ARTË/ MANE synon të shkruajë HISTORINË ndaj Crystal Palace

Saido Mane e nisi sezonin në mënyrë të shkëlqyer, duke shënuar dy gola në fitoren 4-0, që Liverpool arriti ndaj West Ham në javën e parë të kampionatit.

Sulmuesi nga Senegali u bë futbollisti i parë i Liverpool, që pas John Barnes, që shënon në ndeshjen e parë të tre sezoneve radhazi. Tani, në ndeshjen e sotme ndaj Crystal Palace, ai kërkon një tjetër rekord.

Nëse Mane shënon në “Selhurst”, në atë që do të jetë ndeshja e tij numër 150 në Premier League, ai do të bëhet futbollisti i parë në historinë e Liverpool që shënon në tre ndeshje radhazi kundër Crystal Palace.

Deri tani, Mane ka shënuar pesë gola kundër “shqiponjave”, me shumë se ndaj çdo ekipi tjetër. Një gjë është e sigurt, golat nuk do të mungojnë në sfidën e sotme. Në 18 ndeshjet e luajtura që kur kampionati anglez është quajtur Premier League, kjo sfidë ka prodhuar 63 gola, me një mesatare 3.5 gola për ndeshje.

Related posts

ÇMENDET PSG-JA/ 6 vjet kontratë dhe 17 milionë euro në sezon për yllin e Realit të Madridit

Delo.autor

DËMTIMI HORROR/ Operohet Tolisso i Bayernit, ja sa pritet të mungojë francezi

Isa.Autor

NGJARJA E RËNDË TRONDIT AFRIKËN E JUGUT/ Ekzekutohet me 7 plumba ish-futbollisti legjendar… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment