Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ KEITA kënaq Spaletin, sa shumë alternativa në sulm për INTERIN

Tani mund ta themi me plot gojën që Luçiano Spaleti ka vërtet një sulm të frikshëm dhe të kompletuar, me lojtarë që luajnë në shumë role të ndryshme dhe ofrojnë disa opsione për modulet. I fundit që u afrua nga merkato është Keita Balde, i cili ka qenë i përzgjedhuri i trajnerit, pikërisht sepse ofron mundësi të shumta në repartin e avancuar. Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, modulet që mund të përdoren janë të shumta.

Për momentin skema bazë është 4-2-3-1, me Keitanë në të djathtë, Naingolanin apo Lautaron në qendër dhe Perisiçin në të majtë. Të gjithë pas shpinës së Mauro Ikardit. Por, Keita mund të luajë shumë mirë edhe në një skemë 4-3- 3, por edhe në 3-4-2-1 pas sulmuesit kryesor bashkë me një tjetër shok skuadre.

Por, me të në fushë Spaleti mund të provojë edhe skemën 4-3- 1-2, ku këtë herë do t’i duhet të ndajë repartin e avancuar me Mauro Ikardin. Por, prezenca e disa lojtarëve në repartin e sulmit mund të sjellë ndryshime edhe në mesfushë, ku nëse Lautaro Martinez do të luajë si fantazist, atëherë Naingolan duhet të tërhiqet përpara mbrojtjes për të luajtur me Brozoviçin.

Related posts

KUALIFIKUESET “EURO 2024”/ Spikat finalja e fundit Itali-Angli, mësoni të gjitha ndeshjet e ditës e sotme

F.autor

“LUFTA” PËR TITULLIN E SUPERIORES/ Teutën nuk e favorizon kalendari, ja përballjet e “ferrit” të skuadrës durrsake…

Delo.autor

VIDEO/ Burnley befason Cityn, barazohet rezultati

Q.Autor

Leave a Comment