Futboll La Liga Sport

SUPERKUPA E EUROPËS/ Fillestari sfidon ekspertin, SIMEONE do “kokën” e Lopeteguit

Reali ndryshon tra jnerët dhe Diego Simeone ndryshon rivalët e tij në stolin e derbit madrilen. Sot në mbrëmje (21:00 në Talin të Estonisë) Hulen Lopetegui do të jetë trajneri i pestë, me të cilin përballet. Pas Murinjos, Ançelotit, Benitezit dhe Zidanit vjen spanjolli për të luajtur një nga derbit më të zjarrtë dhe më spektakolarë në Europë. Derbi që kanë bërë histori në kampionatin spanjoll, por gjithashtu edhe në Europë.

Kanë ndryshuar shumë gjëra gjatë kësaj kohe, por ai që mbetet i palëvizshëm është trajneri i Atletikos. Diego Simeone tani ka një tjetër sfidë. Dueli i Superkupës së Europës mbrëmjen e sotme do t’i japë startin një dueli që do të vazhdojë gjatë gjithë sezonit Hulen-Simeone. I pari mund të jetë më i emocionuar, sepse luan një derbi në debutimin zyrtar dhe për më tepër një finale të rëndësishme. Ndërsa, përballë tij qëndron “Çolo” që ka luajtur shumë ndeshje të tilla dhe eksperiencën e ka me vete. Mbi të gjitha është përballur me 4 trajnerë të ndryshëm të Madridit.

Duelet- Kur Simeone mori drejtimin e Atletikos në gjysmën e sezonit 2011-2012, Zhoze Murinjo ishte trajneri i Realit dhe dominonte derbit madrilenë. Këto sfida ishin të pamundura për bardhekuqtë. Simeone humbi 3 ndeshjet kundër Realit të Murinjos në dy sezonet 2011-2013, por fitoi finalen e Kupës së Mbretit në “Bernabeu”. E bëri në ndeshjen e fundit të Murinjos si trajner i “galaktikëve”. Një vit më vonë argjentinasi kishte një tjetër rival në Madrid, Karlo Ançelotin. “Luftuan” për 2 vite, por në fakt u duk si përjetësi. Sepse skuadrat e tyre u përballën 13 herë në 4 kompeticione të ndryshme, La Liga, Champions, Kupë Mbreti dhe Superkupë Spanje.

Bilanci ishte në favor të Simeones, i cili fitoi 5 ndeshje, barazoi 4 dhe humbi 4. Por, në fakt Ançeloti i fitoi finalen në vitin 2014, e cila ishte “nëna” e betejave mes tyre. Me Benitezin nuk pati shumë histori, ndërsa Zidan ia fitoi duelin. Francezi e mundi 3 herë, ndërsa Simeone vetëm 2 herë. Tri ndeshje përfunduan në barazim. Mes tyre një tjetër finale Championsi e fituar nga Reali. Simeone ka drejtuar 26 derbi që nga koha kur mori drejtimin e Atletikos dhe ka 8 fitore, 9 barazime dhe 9 humbje.

Related posts

PARTIZANI-TEUTA/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dyja ekipet, objektivi është fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“AVENTURA IME…”/ Willian rrëfen për përqafimin që bëri xhiron e botës dhe arsyen e largimit nga Arsenal (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Suedi-Portugali, rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment