Futboll Sport

TË GJITHË NË SULM/ Cungu dhe KUKËSI do tentojë MREKULLINË ndaj Torpedos

Kukësi do të kërkojë të bëjë mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Torpedo Kutaisit. Fitorja 5-2 në sfidën e parë favorizon dukshëm gjeorgjianët dhe e vetmja mundësi e Kukësit për kualifikim është të mposhtë me shifrat 3-0 Torpedon. Trajneri Armando Cungu është fokusuar këto ditë më shumë tek ana taktike, teksa skuadra do të luajë gjithçka për gjithçka. Këtë e ka pranuar trajneri edhe në daljen e fundit për mediat.

“Me këtë rezultat që kemi, do të hidhemi në sulm që nga fillimi me shumë forca, për të gjetur golin, pasi nuk kemi çfarë të humbim. Jemi të detyruar të sakrifikojmë dhe nëse do të kemi fatin të gjejmë golin e parë shpejt, atëherë çdo gjë do të bëhet edhe më e hapur për ne”, është shprehur shkodrani i pankinës. Prej tri ditësh me grupin po stërviten edhe afrimet e fundit, mbrojtësi Ardian Cuculi dhe mesfushori Omar Ture, por ata nuk do të jenë të gatshëm për këtë takim. Federimi i tyre mund të bëhet vetëm nëse Kukësi kalon turin.

Related posts

UEFA me kërkesa shtesë për stadiumin e Prishtinës

Sadik.Autor

TITULLARI I PRISH PLANET TRAJNERIT ÇUNGU/ Laçi me mungesë të rëndësishme ndaj “Demave”, ja emri

Delo.autor

STATISTIKAT/ Barcelona skuadra që shpenzon më shumë. UEFA publikon humbjet milionere të klubeve

Delo.autor

Leave a Comment