Futboll Seria A Sport

DUAN “TRIPLETËN”/ Allegri ka vendosur kush do të luajë përkrah RONALDOS në sulm

Të dielën pasdite “lindi” vërtet Juventusi i parë i Cristiano Ronaldos. Max Allegri ka habitur pak të gjithë duke rreshtuar skuadrën në 4-4-2, me Dybala krah portugezit dhe Douglas Costa e Bernerdeschi si mesfushorë krahu.

Sigurisht që pas një ndeshjeje mes skuadrës A dhe asaj B nuk ka asgjë vendimtare, sidomos duke ditur që Allegri është një trajner që gjithmonë pëlqen të ndryshojë gjatë sezonit. Por ideja është gjithmonë që Ronaldo të mos jetë i vetëm në sulm, po të ketë një shok reparti. Për momentin vendi si “shok” do të luhet mes Dybala dhe Mario Mandzukic, me argjentinasin pak më favorit për të luajtur më shpesh.

E sigurit është që për momentin rreshtimet 4-3-3 dhe 4-2-3-1 janë futur në sirtar, ndërsa mbeten ende në lojë ato 3-5-2 dhe 4-3-1-2. Praktikisht nënkampioni i botës do të duhet të luftojë për një vend krah superyllit portugez me Dybala.

Vetë Allegri ka shpjeguar për “La Reppublica” se çfarë ndryshon te Juventusi nëse luan argjentinasi apo kroati. “Nëse në fushë do të jenë Ronaldo dhe Paolo do të luajmë pa një qendërsulmues të mirëfilltë, si në vitin tim të parë te Juve, me Tevez e Morata. Alternativa tjetër është vendosja në fushë e Mandzukic, i cili është i ngjashëm me Benzema, një mënyrë loje me të cilën Ronaldo në Madrid ndihej shumë mirë”, tha trajneri italian.

Por pavarësisht skemave, Allegri është i bindur që Ronaldo do të bëjë diferencën. “Ai është shumë i aftë që të gjejë zgjidhje për të luajtur me këdo. Ka fituar pesë herë Topin e Artë, pesë herë Champions League, këto gjëra nuk arrihen rastësisht. Kemi blerë një lojtar shumë të madh si brenda edhe jashtë fushe”.

Related posts

PARTIZANI NIS ME SPASTRIMET NË VERË/ Trajneri Lerda përgatit listën për të “sakrifikuarit” në merkato

Delo.autor

LLOGARITË E GRUPIT/ Të gjithë duan fitoren ndaj Polonisë, por edhe një pikë mban Shqipërinë në garë për Euro2024

F.autor

SHQIPËRI-MOLDAVI/ Dyshja Roshi-Cikalleshi kalojnë KUQEZITË në avantazh, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment