Futboll Premier League Sport

SHKELI KUNDËRSHTARIN QËLLIMISHT/ Tifozët e Newcastle dhe Tottenham sulmojnë Sissoko

Tifozët e Newcastle dhe Tottenham kanë kërkuar që Moussa Sissoko të pezullohet pas shkeljes që i bëri Kenedy-t gjatë ndeshjes të së shtunës në Premier League.

Pamjet televizive tregojnë qartë sesi mesfushori godet Kenedy në fitoren 2-1 të Tottenham në St James Park, e cila nuk është dënuar nga arbitri Martin Atkinson dhe FA.

Tifozët e Newcastle janë zemëruar me incidentin, dhe kanë bërë thirrje që ai të pezullohet për një kohë të gjatë.

“Jepini një pezullim të përjetshëm,” ishte reagimi i njërit prej tifozëve të Spurs.Ditën e hënë FA ka konfirmuar se Sissoko nuk do të dënohet në retrospektivë. Ai luajti për 90 minuta ndaj Newcastke teksa Tottenham e nisi mirë sezonin e ri.

Related posts

VIDEO/ Zhbllokohet rezultati në ‘Camp Nou’, Suarez kalon në avantazh Barcelonën

Q.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid “shtyn”Gareth Bale për të kaluar tek…

Delo.autor

Artisti korrigjon statujën e Cristiano Ronaldo…

Sadik.Autor

Leave a Comment