Futboll Sport

Dy sulmues për TIRANËN/ Drejtuesit e skuadrës BARDHEBLU gati “goditjen” e madhe

Tirana në dy javët e para të kampionatit shqiptar ende nuk e ka gjetur fitoren. U mundën në ndeshjen e parë ndaj Kamzës dhe në takimin tjetër barazuan pa gola në shtëpi. Bardheblutë ende nuk e kanë çuar topin në rrjetë dhe ky është një sinjal shumë i qartë se ekipi ka nevojë për një sulmues të mirfilltë.

Deri më tani mësohet se drejtuesit e skuadrës 24 herë kampione janë vënë në lëvizje për dy sulmues. Bëhet fjalë për një në qendër dhe një krah, mirëpo emra ende nuk bëhen të ditur. Trajneri Ze Maria e ka konfirmuar që ekipi ka nevojë ende për përmirësime në merkato.

Pas 4 ditësh “pazari” i lojtarëve përfundon dhe nuk ka më kohë për t’u menduar shumë gjatë, sidomos kur ndeshja e radhës është në transfertë ndaj Kukësit, një rival i “etur” për pikë.

Related posts

PRAPASKENA TEK MILANI/ Higuain u tall në stërvitje, Gattuso i xhindosur

Delo.autor

Tare: Ndjekim prej muajsh Valon Berishën, është lojtar interesant

Sadik.Autor

FINALJA E HIDHUR NË CHAMPIONS/ Pochettino me kokën lart: Krenar edhe pse humbëm, kjo sfidë…

Delo.autor

Leave a Comment