Futboll Seria A Sport

REBIÇ GATI PËR LACION/ Pioli mendon për shpikjen e radhës. Ja situata në kampin kuqezi

Kjo 2020 ka përfunduar për Mateo Gabian dhe Simon Kjaerin. 21- vjeçari ka një ndrydhje në gju që nuk do ta lejojë të rikthehet në fushë përpara mesit të janarit. Sa i përket mbrojtjes, lajmi i mirë ka të bëjë me Simon Kjaerin që është në ditët e fundit të fizioterapisë për kurimin e dëmtimit në kofshë.

Danezi duhet të jetë gati për sfidën hapëse të 2021-shit kur kuqezinjtë të luajnë ndaj Beneventos. Ismael Benaser dhe Zlatan Ibrahimoviç e kanë mbyllur gjithashtu 2020-ën e që të dy mund të rikthehen në fushë për sfidën e 6 janarit me Juven.

Algjeriani është drejt shërimit nga lëndimi në kofshë dhe së shpejti do të rikthehet në stërvitje me grupin, ndërsa dëmtimi i 39- vjeçarit ka rezultuar më i lehtë dhe kohët e shërimit mund të jenë më të shkurtrat se sa pesë javët që u tha fillimisht.

LËVIZJE – Me Kesin e skualifikuar, te Milani shpresojnë në një riaftësim të beftë të Sandro Tonalit që ndaj Sasuolos dëmtoi muskulin e pjesës së brendshme të kofshës së djathtë. 20-vjeçari është mundësia e vetme që Pioli të mos eksperimentojë në fushë ku i vetmi i disponueshëm është Rade Kruniçi.

Nëse ish-lojtari i Breshas nuk ia del, atëherë trajneri i “Djallit” mund të zmbrapsë në mesfushë Hakan Çalhanoglunë, teksa treshja pas shpinës së Leaos do të përbëhet nga Selemekers, Diaz dhe Kastijeho.

Në fakt vendi i portugezit në majën e sulmit nuk është aq i sigurt pasi Rebiç e ka lënë pas dëmtimin e pësuar ndaj Xhenoas dhe mund të detyrojë kolegun “supersonik” që të luajë në të majtë, çka do të rikthente në stol Kastijehon.

Duke u rikthyer te mesfusha, në mungesë të Tonalit mund të tentohet edhe një spostim i Kalabrias në mesfushë, rol që mbrojtësi i djathtë e ka mbuluar te Milani i të rinjve dhe në kohët kur kuqezinjtë drejtoheshin nga Xhenaro Gatuzo.

Related posts

ZVICËR-ANGLI/ Nations League, Xhaka dhe Shaqiri janë titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Luiz Gustavo, ekziston mundësia e madhe që Neymari të braktisë Parisin në verë

Q.Autor

BASKETBOLL VENDI/ Federata zyrtarizon datat e sezonit të ri sportiv

Delo.autor

Leave a Comment