Futboll Premier League Sport

E PAZAKONTË/ Në ANGLI trajneri SHKARKOHET me SMS gjatë NDESHJES

Ah, bota e mrekullueshme e kategorive inferiore të futbollit anglez. Pjesa më e madhe e suksesit të madh të futbollit në anët e Madhërisë së Saj vjen nga popullariteti i kampionateve inferiore, për të arritur te fenomeni i Sunday Leagues. Por në mes, ekziston një galaksi e tërë kampionatesh me emra shpesh të vështirë për t’u shqiptuar që dhurojnë gjithmonë një histori të veçantë.

Ky është rasti i Vanarama National League South, kategoria e gjashtë e futbollit anglez, që në ditët e fundit ka qenë dëshmitare e një rasti më shumë unik se të rrallë. Shkarkimi i menjhershëm i një trajnerit në fund të një ndeshje nuk është një gjë e re, por kush janë ata që mund të “krenohen” se janë shkarkuar para vërshëllimës së trefishtë të arbitrit?

Ai që mund ta bëjë këtë është Harry Wheeler, tashmë ish-trajneri i Billericay Town. Ai është informuar për shkarkimin pesë minuta para se arbitri të zyrtarizonte, me vërshëllimën e tij të trefishtë, humbjen e parë sezonale të ekipit. Dhe fakti se Billericay ishte në vend të parë para se të humbte me Chippenham Town, me katër fitore dhe një barazim, është ndoshta aspekti më pak absurd i kësaj çështjeje.

Në fakt, edhe mënyra e shkarkimit ka qenë e befasishme, duke parë se, siç ka bërë të ditur “Essex News”, trajneri ka marrë një sms ku i konfirmohej ndërprerja e marrëdhënieve me klubin, pavarësisht vendit të dytë në renditje pas humbjes. Një gjë e papritur? Ndoshta, por jo për ata që njohin presidentin e Billericay. Sezonin e kaluar, në fakt, Glenn Tamplin ka emëruar veten trajner para se të vendoste (edhe ky një rast unik) për vetëshkarkimin dhe të merrte Wheeler.

48 orë më pas, presidenti ka vendosur të anulojë vetëshkarkimin dhe të kthehet trajner. Janë dashur dy muaj për ta bindur që të hapte rrugë dhe t’ia linte stolin Wheeler-it, me kërcënimin se do të shkarkohej menjëherë nëse nuk do të fitonte Bostik League. Rezultati i arritur, bashkë me fillimin e sezonit dukej se do ta mbronte trajnerin nga presidenti impulsiv. Por kështu nuk ka ndodhur.

Por, të paktën, Wheeler mund të shkruajë në listën e eksperiencave të punë mund të shkruajë se detyra e tij në drejtim te Billericay ka zgjatur disa ndeshje dhe… tetëdhjetepesë minuta. Nuk është maksimumi, por mund të zgjojë interesin e të tjerëve.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ TEUTËS/ Flet Trajneri Duro: Nuk ishte e lehtë, kemi nevojë për…

Delo.autor

PARALAJMËRON LARGIME/ Igli Tare: Ne duam që të arrimë objektivat tona, mund të them…

Delo.autor

FORMULA 1/ Lewis Hamilton i përulet Verstappen: Përgëzoj Max për titullin kampion dhe skuadrën e tij

Delo.autor

Leave a Comment