Futboll Sport

E BUJSHME/ Deklarata e Pochettino-s: Do të ketë largime “VIP” nga skuadra

Edhe pse deri më tani skuadra e Tottenham arriti t’i mbajë të gjithë yjet, duke mos bërë asnjë blerje apo shitje në merkaton e verës (një rekord), trajneri argjentinas Mauricio Pochettino u shpreh se pret largime. Ai i trembet faktit se merkato në shumë kampionate të Europës përfundon më 31 gusht, ndaj lojtarët “big” mund të largohen në rast se ofertat do të jenë të kënaqshme.

Kam frikë se PO, mund të largohet ndokush. Ata mund të arrijnë objektivat personalë në klube të tjerë. Unë shpresoj që të mos ikë asnjë futbollist, por i trembem merkatos, pasi në javët në vijim mund të ketë surpriza dhe oferta nga vendet e tjera”, tha Pochettino.

Më tej, trajneri i Tottenham tha: “Nëse ndonjë lojtar nuk është i lumtur mund të largohet, pasi mund të luajë më shumë në një skuadër tjetër. Unë u kam thënë lojtarëve që të shohin më të mirën për veten e tyre. Rregullat janë të qarta dhe unë nuk do të bëhem pengesë për askënd. Deri në janar ka edhe 5 muaj, ndaj kush ka dëshirë të largohet ta bëjë tani”.

Related posts

Duro: Luftëtari nuk vodhi gjë, kam besuar shumë te emrat e mëdhenj në sulm

Isa.Autor

FIFA THYEN RREGULLOREN NË FINALEN E BOTËRORIT/ Ndryshim i pabesueshëm për sfidën më të rëndësishme

F.autor

ËNDRRA E TIFOZËVE TË JUVENTUS BËHET REALITET/ Neymar i bashkohet CR7 në Torino… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment