Futboll Sport

TEUTA me mungesa sot kundër FLAMURTARIT, vlonjatët “qajnë” Elton KALE

Teuta dhe Flamurtari do të ndeshen ditën e sotme në orën 19:45 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit për të nisur dhe ato edicionin e ri të Superiores.

Durrsakët e Bledi Shkëmbit vijnë në këtë takim me dy mungesa relativisht të rëndësishme. Sherif Kallaku dhe sulmuesi Jurgen Peqini nuk do të jenë në dispozicion të “djemve të detit” për arsye dëmtimi, ndërkohë që pjesa tjetër është nën urdhërat e stafit teknik.

Nga ana tjetër, vlonjatët nuk do të kënë vetëm shërbimet e Elton Kalesë, me brazilianin që është ende në pritje të vendimit të FSHF-së për konfliktin me Kukësin. Ai ka firmosur kontratën me Flamurtarin por ende nuk mund të luajë pasi verilindorët pengojnë federimin e tij.

Related posts

ZYRTARE/ Mark van Bommel, trajneri i ri i PSV Eindhoven

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Edhe Portugalia në dyshim, gati ndryshimi i radhës i kalendarit të garave për Botërorin 2021

Delo.autor

SOUTHAMPTON – ARSENAL/ Vendasit nuk kanë arritur të fitojnë në 12 ndeshjet e fundit (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Leave a Comment