Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ INTER-KEITA: Mungojnë vetëm pak DETAJE nga firma PËRFUNDIMTARE

Keita Balde vrapon drejt Interit. Sulmue si senegalez i lindur në Spanjë ishte pranë zikaltërve edhe në sezonin e kaluar, por tashmë tratativa me klubin nga principata është në detajet e fundit.Pas sprintit të ndodhur ditën e martë, drejtuesit e Monakos, të cilët kishin pranuar ofertën e huazimit për një shifër të caktuar, me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro në total, në verën e ardhshme, por nga dje ata kanë kërkuar që klubi italian ta huazojë futbollistin duke paguar të paktën një të tretën e shumës së përgjithshme, në mënyrë që verën e ardhshme të kenë më shumë garanci për shlyerjen e lojtarit.

Natyrisht që diferenca nuk është aq e madhe sa të “hedhë në erë” të gjithë tratativën, duke qenë se nga Franca përflitet se dje Interi pati ofruar 7 milionë euro për huazimin për një vit të Keitasë, ndërsa Monako kërkon që ta dërgojë këtë shifër të paktën në 10 milionë euro dhe në verën e vitit 2019 dhe për shlyerjen e mundshme më pas të mbeten vetëm 20 milionë të tjera. Për ish-sulmuesin e Lacios, duke parë pretendimet e fundit që ka ngritur Monako, Interi ishte përpjekur që të fuste në tratativë, vetëm për të mos paguar para të tjera, edhe kartonin e anësorit të djathtë, Antonio Kandreva, por ndërsa francezët e kanë pranuar si ide këtë fakt, ka qenë vetë futbollisti zikaltër ai që nuk ka dashur të lëvizë nga Milano dhe kaq ka mjaftuar që gjithçka të frenohet.

Fundja, lojtarët e tjerë si Zhoao Mario apo edhe Dalbert nuk i kanë pëlqyer bardhekuqve. Një tjetër ngërç minimal është edhe akordi me vetë Keita Balden mbi pagën e tij vjetore, duke qenë se menaxheri dhe vetë lojtari kërkojnë 4 milionë euro neto, ndërsa Interi për vitin e parë ofron vetëm 3 milionë euro neto, plus bonuse, në rast të kualifikimit të skuadrës në Ligën e Kampioneve. Gjithsesi, distancat mes ofertës dhe kërkesës nuk janë shumë të mëdha, ndaj sot pritet që të zgjidhet gjithçka mes Interit dhe Keitasë.

Related posts

Reali gati të bëjë ‘çmendurinë’ për Hazard, Asensio kërkon të përfshihet në marrëveshje

Q.Autor

Teuta largon Reza Karimin, Begeja zhvillon stërvitjen e parë

Q.Autor

DHUNA NË FAMILJE/ Bukuroshja amerikane rrezikon duelin e UFC-së pasi ka thyer…

Isa.Autor

Leave a Comment