Futboll Sport

DUAN SUKSES NË EUROPË/ Pas SADIKUT dhe HASIT, Legia kërkon dy mbrojtës kuqezi

“Edhe pse Legia e Varshavës nuk ka gjetur ende një trajner të ri, është afër afrimit të dy lojtarëve. I para prej tyre është mbrojtësi i duhur, i cili vjen nga FC Metz – Ivan Balliu. I dyti mund të jetë bashkëkombësi i tij Arlind Ajeti nga Torino”, janë këto fjalët e para të mediave polake për dy lojtarët e Shqipërisë. Mbrojtësi i majtë dhe ai i qendrës janë dy synimet e skuadrës që më parë ka pasur në përbërje Armando Sadikun dhe teknikun Besnik Hasi. Por, asnjë prej tyre nuk ka pasur ecuri të mirë në këtë kampionat, madje shpesh janë përndjekur nga shkrimet raciste, por edhe cinike në median e përditshme polake.

Arlind Ajeti u aktivizua te Crotone këtë sezon, duke u dhënë në huazim nga Torino. Ai luajti në Serie A, por që u ndoq nga dëmtimet dhe nuk i zhvilloi të plota ndeshjet. Megjithatë, ai duket se nuk është në planet e torinezëve që kanë vendosur ta nxjerrin në shitja. Gjithnjë e më tepër në Poloni po e konsiderojnë Ajetin një alternativë bindëse për të ardhmen, kështu që transferimi mund të bëhet realitet brenda pak kohës.

Arlind Ajeti ka bërë 17 ndeshje me fanellën kuqezi, teksa në ‘transfermarkt’ vlerësohet për 1 milion euro. Nuk dihet se për sa para mund ta lërë të lirë Torino, megjithatë, polakët duket se janë të gatshëm të paguajnë për shërbimet e shtatlartit që ka dalë nga akademia e Basel-it në Zvicër.

Balliu – Mbrojtësi i majtë është gjithashtu në merkato. FC Metz duket se është e interesuar që të largojë lojtarin e Shqipërisë. Ndërkohë që te Legia duket se për këtë lojtar nuk do të mendohen dy herë. Gjithçka mund të konsiderohet e mbyllur brenda javës së ardhshme.

Related posts

AVENTURAT E YLLIT ARGJENTINAS/ Agjenti i Higuan i vë “vulën”: Ai do kthehet në Itali vetëm për…

Delo.autor

“MIRËPRES ABAZAJN”/ Trajneri Shehi: Skuadra 97% e kompletuar, kush nuk do ta donte Kristalin?

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Milan-Benfica. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

Leave a Comment