Futboll Sport

Majlinda Kelmendi në operacion, Federata e Xhudos shpjegon gjendjen e saj

Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në shpinë për shkak të problemeve që ndiente për një kohë të gjatë. Xhudistja e ka kaluar operacionin me sukses dhe tani është drejt rikuperimit të plotë.

Për gjendjen e saj shëndetësore ka folur drejtori sportiv i Federatës së Xhudos së Kosovës Driton Kuka ku ka thënë se Kelmendi nuk do të humbasë fazën kualifikuese për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

“Majlinda e ka kaluar me sukses operacionin në shpinë. Nuk është asgjë serioze dhe tani ajo është mirë. Operacioni është bërë tani që të ketë kohë të rikuperohet për normat e Lojërave Olimpike. Presim të shërohet ne tetor”, deklaroi Kuka.

Majlinda Kelmendi është Kampione Olimpike, Bote dhe Europe dhe konsiderohet deri më tani sportistja më e suksesshme shqiptare.

Related posts

Roma-Lazio: Spektakli i dhuruar në Olimpico, nga tifozët

Sadik.Autor

NUK KANË FUND SKANDALET NË COPA AMERICA/ Portieri i Kilit kërcënohet me jetë

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Aston Villa-Manchester City. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment