Futboll Premier League Sport

Guardiola NUK SHKON tek Argjentina, por ”nxënësi” i tij është një alternativë

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit Claudio Tapia, pranon se i ka bërë një ofertë zyrtare Pep Guardiolas për të marrë drejtimin e kombëtares, por gjithashtu është i vetëdijshëm që është shumë e vështirë të marrë përgjigje pozitive.

Me largimin e Sampaolit nga drejtimi i skuadrës pas dështimit total në Kupën e Botës, Tapia nuk e ka gjetur ende emrin e ri që do të udhëheqë skuadrën kombëtare, por pranoi në një intervistë në vendlindje se Pep ishte njeriu i duhur për këtë detyrë.

“Të shohim nëse do të mund të marrim Guardiolan, por është shumë e vështirë”, tha Tapia. “Është shumë e vështirë që ai të pranojë, thuajse e pamundur, por do të presim dhe të shohim”. Gjithsesi Argjentina do të ketë një trajner të ri deri në muajin dhjetor dhe këtë Tapia e konfirmon me siguri të plotë.

I pyetur nëse këtë pozicion mund ta marrë Javier Mascherano, i cili sapo është tërhequr nga skuadra kombëtare si futbollist, Tapia u përgjigj: “Do të ishte një trajner i mirë, por për të ardhmen. Ne kemi në mend një projekt dhjetëvjeçar, por jemi të vendosur që skuadrën ta drejtojë një emër me peshë”.

Tapia në fund tha se nuk pendohej aspak për punësimin e Sampaolit, edhe pse në fund rezultoi një dështim. “Kur ai pranoi ofertën askush nuk kishte një fjalë të keqe për të thënë ndërsa sot është shumë e lehtë që t’ia ngarkosh atij të gjitha përgjegjësitë”.

Related posts

“Topin e Artë” apo Kupën e Botës? Ja kë zgjedh Luca Modriç

Isa.Autor

CEREMONIA E “TOPI TË ARTË”/ Zbulohen pesë vendet nga i dhjeti tek i pesti, ja emrat

Delo.autor

NGA GJENDJA E EKIPIT TEK SHANSET PËR KUALIFIKIM/ Trajneri Reja: Ndaj Turqisë do të luhet për gjithçka…

Delo.autor

Leave a Comment