Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Juventus “hipotekon” mikun e Ronaldos, nëse Alex Sandro 

Ju nuk mund të thoni se është mbyllur këtu merkatoja e yjeve te Juventusi. Pas “fishekzjarreve” për CR7, Emre Can dhe Cancelo, “Zonja e Vjetër” mund të nëjë një goditje të fundit, që do të ishte vërtet surprizë. Në këtë rrugë, Marcelo ia shkel syrin Juventusit, por bardhezinjtë e Torinos duhet të shpejtojnë në kohë.

Siç është raportuar nga “Tuttosport”, anësori brazilian tashmë ia ka shprehur gatishmërinë mikut të tij, Ronaldo, për t’u bashkuar me të në Torino. Një tjetër pistë e komplikuar merkatoje verore mes kampionëve të Seria A dhe Real Madridit, por e tillë u duk për shumëkënd edhe Cristiano Ronaldo, i cili e braktisi “Santiago Bernabeu”.

Në fillim Zidane, Ronaldo dhe pastaj Kovacic, tani rasti Modric: nuk ka qetësi në shtëpinë merengues, pas Champions-it të tretë radhazi. Edhe Marcelo mund të vendosë për të dërmarrë një aventurë të re, në një tjetër kampionat, por ardhja e brazilianit të të bardhëve varet nga largimi i një tjetër braziliani bardhezi.

Vetëm transferimi i Alex Sandro mund të zhbllokojë marrëveshjen për anësorin e Real Madridit. Marotta ka vendosur çmim për Alex Sandro, jo më pak se 40 deri në 50 milionë dhe mbyllja e menjëhershme e merkatos në Angli lë të hapur si të vetmin destinacion të mundshëm PSG.

Drejtori sportiv i kampionëve të Ligue 1, Antero Henrique, i cili ishte menaxher i Portos, kur lojtari brazilian luante në klubin luzitan, është një adhurues i mbrojtësit të Juventusit. Me shitjen e Alex Sandro, Juventusi do të kishte para të mjaftueshme për të nisur sulmin drejt Marcelos, i mbuluar me një klauzolë lirimi të pakapshme nga “Los Blancos”, por dëshira e lojtarit, si në rastin e Ronaldos, mund të pastrojë rrugën nga të gjitha pengesat.

Related posts

“SHIHEMI NË QERSHOR”/ Tifozët ngacmojnë Harry Kane. United ngec në Londër

F.autor

U PA NË CLUB/ Kundërpërgjigjet NAINGGOLAN: “Duke punuar fortë, të tjerat janë gjepura”

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Inter mendon rikthimin e bujshëm, Lukaku “sponsorizon” belgun e tij…

Delo.autor

Leave a Comment