Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Man United e ka gjetur TRAJNERIN E RI, mungon vetëm ZYRTARIZIMI

Qetësia dhe durimi janë virtyte që i përkasin njerëzve mendërisht të fortë. Dhe kush më mirë se një trajner i aftë për të fituar tre Champions League rresht, mund të konsiderohet i tillë? Që prej largimit nga Real Madrid, Zinedine Zidane ështe në pritje. Është në kërkim të një sfide që mund ta nxisë atë, për ta bindur që të rikthehet në lojë. Paris Saint-Germain-in, sic ka zbuluar Daily Mail, e ka refuzuar duke pasur parasysh se është tifoz me Olympic Marseille. Por nëse vjen një ofertë nga Manchester United, me historinë dhe lavdinë që ka ekipi i Old Trafford, francezi do të ishte më se i lumtur.

Francezi duhet të ketë durim, sepse përshtypja është se herët a vonë kjo gjë do realizohet. Zidane, sipas tabloidit ka rrëfyer te miqtë e tij më të afërt … se është në pritje të një oferte nga Manchester United, në rast se Mourinho shkarkohet. Një ngjarje që, duke parë momentin negativ që po kalojnë Djajtë e kuq, nuk është dhe aq e pamundur. Përkundrazi, ekziston mundësia që oferta të vijë ditën e hënë, nëse Manchester pëson një tjetër humbje. Përballja me Pochettino-n, një tjetër kandidatët për stolin e Djajve, mund të rezultojë fatale për të Special One.

Vendin e portugezit mund ta zinte Zidane, një emër fitues, i cili me siguri do të gëzonte zemrat e tifozëve të Djajve të Kuq. Të cilët, pa Ferguson dhe me Guardiola-n në anën tjetër të qytetit, po përjetojnë për herë të parë në tridhjetë vitet e fundit, një situatë inferioriteti në krahasim me kushërinjtë e tyre. Dhe ardhja e francezit mund të zgjidhë më shumë se disa probleme në ekip. Kush më mirë se Zizou mund të nxjerrë maksimumin nga Pogba dhe të vlerësojë talentin e Martial, dy bashkatdhetarët të cilët kohët e fundit kanë pasur fërkime të mëdha me Mou? Një zgjidhje, me pak fjalë, që mund ti bëjë të gjithë të lumtur. Me përjashtim të portugezit, sigurisht.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Luftëtari/ Ndizet sfida, gjirokastritët në kërkim të golit (VIDEO)

Isa.Autor

FORMULA 1/ Hamilton piloti më i paguar, Verstappen e Leclerc jashtë podiumit

Delo.autor

Valencia kusht Interit, do 35 milionë euro për mbrojtësin portugez

Sadik.Autor

Leave a Comment