Futboll Sport

SUPER MERKATO/ Pas portierit Karius: Besiktas kërkon edhe mesfushorin e Man Cityt

Mediat angleze shkruajnë se Besiktas është gati të bëjë një ofertë për mesfushorin Fabian Delph, por zor se ata do të arrijnë te ai, pasi Pep Guardiola e pëlqen shumë 28-vjeçarin.

Në sezonin e kaluar Fabian Delph ka qenë asi nën mëngë i teknikut spanjoll, pasi ka luajtur në pozicione te ndryshme në fushë, madje duke bërë edhe mbrojtësin e majtë, pas dëmtimit të Benjamin Mendy.

Kjo duket se është edhe arsyeja që Guardiola nuk kërkon të heq dorë nga mesfushori anglez, një lojtar i cili mund të bëjë disa role në fushë dhe mund të kompensojë mungesat në rast dëmtimi.

Related posts

“PABUKSA”/ Dritan Shakohoxha sulmon tifozët kuqezi: Më mirë shikojeni në shtëpi se nuk jeni në sallë komedie

Delo.autor

“VETËM NJË GOL…”/ Statistika që bën Cristiano Ronaldon të ulë kokën, kurrë kaq keq në 10 vite

Isa.Autor

Gattuso: Ëndërroj të qëndroj te Milan, por duhen rezultate

Q.Autor

Leave a Comment