Futboll Premier League Sport

DUAN TITULLIN/ Klopp: Jemi me fat që kemi një nga SULMUESIT më të mirë NË PLANET

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp beson se Saido Mane, më në fund e ka kuptuar sa i aftë është, po shënon me rregullsi dhe mund të konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në qarkullim.

Me tre gola në dy ndeshjet e para, Mane po shkëlqen në këtë fillim sezoni në “tredhëmbëshin e kuq” me Salah dhe Firmino.

“Tani është i sigurt për nivelin që ka. Futbollistit ndonjëherë të habisnin sepse nuk e njohin veten e tyre dhe vetëm kur tregojnë më të mirën e vetes më besojnë mua. Mane është një futbollist cilësor dhe tani po e tregon ndeshje pa ndeshje se është ndër më të mirët në qarkullim.

Jo vetëm për golat, por ai është shumë i rëndësishëm edhe për manovrën e ekipit tonë dhe është shumë e bukur ta shohësh se sa potencial ka. Nuk e dinte se është ndër më të mirët, por në fakt është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Jemi me fat që e kemi në ekip.” – tha Klopp, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes ndaj Brighton.

 

Related posts

Brozovic në formë, e motra akoma dhe më shumë

Sadik.Autor

THEU RREGULLAT E KLUBIT/ “I penduari” Trashi, paqe me trajnerin Skënder Gega (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ “Los Blancos” nuk dinë të ndalen, Benzema ndëshkon Sheriff (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment