Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Mediat italiane e bëjnë FAKT, ja ku TRANSFEROHET GJIMSHITI

E mbylli sezonin te Benevento duke qenë një nga titullarët e padiskutuar, ndërsa sezoni i ri për Berat Gjimshitin duket paksa problematik, kjo lidhur për faktin se Atalanta nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me atë. Aktualisht Gjimshiti po stërvitet në Bergamo, ku trajneri Gasperini e ka menduar që ta ketë në skuadër duke qenë se nuk ka gjetur asnjë alternativë, por zëra të tjerë që qarkullojnë tregojnë se lojtari do të ndryshojë ambient.

Sipas një shkrimi të ditës së sotme të “La Gazzetta dello Sport”, bëhet me dije se mbrojtësi i Shqipërisë do të luajë këtë sezon në Serie A te Sampdoria. Ekipi nga Genoa e Italisë militon në Serie A, ndërsa ka objektiva madhorë këtë sezon. Mbetet vetëm që të ketë një marrëveshje mes klubeve që transferimi të mbyllet me sukses.

Atalanta e ka dhënë Gjimshitin në huazim për dy sezone, një vit në Serie B tek Avellino dhe një vit në Serie A te Benevento. Nuk dihet se dhe këtë herë do ta japë në formë huazimi, por gjasat janë që ta shesë te skuadrat që kanë shfaqur interes. Pak ditë më parë edhe Sassuolo hyri në garë për shërbimet e shtatlartit kuqezi, por që mësohet se është tërhequr pasi afroi Locatelli-n nga Milan-i.

Related posts

VAZHDON EPËRSINË E FITOREVE/ “Demi” Martinez mposht Spal me dopietë dhe ngjit “Zikaltërit” në krye

Delo.autor

NIS OPERACIONI “MBAPPE”/ Real Madrid do ta kthejë në futbollistin më të paguar në botë

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME LAÇIN/ Zv.trajneri Xhafa: Nervozizmi u shtua teksa ndeshja nuk…

Delo.autor

Leave a Comment