Futboll Premier League Sport

DËSHTUAN NË MERKATO/ Manchester United në hall, po kërkon një drejtor sportiv

Manchester United ka vendosur të ndryshojë. Drejtuesit e klubit anglez i kanë marrë për bazë kritikat e bëra nga trajneri Jose Moruinho për dështimin në merkato pasi nuk mundën dot të afronin një yll në skuadër dhe po punojnë që të afrojnë një drejtor sportiv ekspert, që të mund të plotësojë dëshirat e portugezit por edhe të dijë të blejë pa shpenzuar shifra të çmendura.

Sipas gazetës angleze “The Independent”, tani që mbretërimi i Sir Alex Ferguson-it ka përfunduar, “Djajtë e kuq” nuk kanë bërë goditje të mëdha. Duhet një figurë e fortë që të jetë në krah të teknikut. Por janë disa alternativa për të marrë këtë detyrë.

Fabio Paratici – Drejtori sportiv i Juventusit, krahu i djathtë i Marotta- vlerësohet së tepërmi nga klubi jo vetëm për blerjen e CR7-ës, por edhe për atë që ka bërë e po bën te bardhezinjtë.

Monchi – Drejtori sportiv i Romës po bëhet gjithnjë e më shumë popullor falë afrimeve që ka bërë në këtë merkato vere. Por që spanjolli të bindet të lërë verdhekuqtë, do të jetë e vështirë, pasi ai ka pak që ka lënë Sevilla-n, për të nisur detyrën e re te Roma.

Edwin Van Der Sar – Ish portieri është një legjendë për tifozët e “Old Trafford”, që emërimin e tij në ëktë detyrë e pëlqejnë. Aktualisht ai po e bën këtë gjë në klubin Ajax-it.

Marcelo Lippi – Klubi sipas gazetës i ka kërkuar këshilla njerëzve të cilët kanë bërë emër në këtë punë dhe italiani është një nga ata. Pse jo, ai mund të emërohet me kohë të plotë te “Djajtë e kuq”.

Domenico Teti – Por Lippi ka sugjeruar pikërisht Teti-n tek United. Ai njihet për sjelljen e Mauro Icardi-t te Sampdoria.

Related posts

E BUJSHME/ Manchester City përfshihet në një betejë ligjore, akuzohet nga Premier League për…

Delo.autor

DISFATA NË “KUPËN E MBRETIT”/ Ish-presidenti hedh “bombën”: Ja kush kthehet tek Real Madridi sezonin e ardhshëm

Delo.autor

Trajneri i Romës nuk dorëzohet: Shans i madh, nuk do të mjaftojë të luajmë mirë vetëm 45 minuta

Q.Autor

Leave a Comment