Futboll Seria A Sport

Ylli i Serie A shpërfill United për kalimin te Juventusi

Mesfushori Sergei Milinkoviç-Saviç është një nga lojtarët më të kërkuar në ketë merkato dhe në drejtim të tij ka patur disa oferta të rëndëisshme nga klubet më prestigjoze në Evropë si Manchester United, Paris SG apo Juventus. Gjithsesi ylli i Lazio mësohet se u ka thënë miqve të tij se ai do të nënshkruajë për “Zonjën e Vjetër” këtë merkato vere.

Milinkoviç-Saviç është bërë një nga mesfushorët më të kërkuar në botë në kohët e fundit pas shfaqjeve të tij mbresëlënëse për Lazio në Serie A. Këtë sezon, mesfushori serb i lindur në Spanjë ka grumbulluar në 35 ndeshje në Serie A, duke shënuar 12 gola dhe duke ndihmuar me tre asiste. Ndërsa presidenti i Lazio, Claudio Lotito kohët e fundit ka pranuar se Juventusi nuk ka fonde të mjaftueshme për të nënshkruar me serbin, besohet se Milinkoviç-Saviç u ka bërë të qartë miqëve të tij se ai do të shkojë në Torino këtë verë.

Ai ndihet i afërt me Juventusin dhe do të jetë i interesuar të shkojë në Torino, duke zhgënjyer kështu gjigantët e Premier League, Manchester United. Trajneri portugez Jose Mourinho është një fans i madh i 23-vjeçari dhe është gati të ofrojë 96 milionë sterlina vetëm për të siguruar shërbimet e yllit të Lazio. Real Madridi është gjithashtu i interesuar për mesfushorin dhe të tre klubet kanë kontaktuar agjentin e lojtarit, Mateja Kezman.

Drejtori sportiv i bardhekaltërve Igli Tare deklaroi kohët e fundit se lojtarët më të mirë në klub nuk do të largohen për të patur një skuadër kompetitive edhe për edicion e ardhshëm, ku do të synohet vendet e para në renditje. Gjithsesi është e vështirë që Lazio mos tundohet nga këto oferta të majme për 23-vjeçarin, që ka magjepsur me performancat e tij në fushë të gjithë klubet e mëdha në Evropë.

Related posts

SKEMË DHE SUPERGOL/ Trajneri i “TËRBUAR” nuk përmbahet, shikoni çfarë i bën lojtarit (VIDEO)

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Në 14 vite janë ndërruar 9 trajnerë në ekipin kombëtar, ja debutimi i Messit

Delo.autor

EURO 2020 NË RREZIK/ Pas shtyrjes mund të ndryshojë edhe formati i turneut

Delo.autor

Leave a Comment