Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ MILANI I MADH po rikthehet, SULMUESI brazilian më pranë “DJALLIT”

Nga blerja e Higuain në kthimin e legjendës Maldini, Milan ka gjetur Leonardo-n, njeriun e duhur në kohën e duhur, një menaxher i aftë për të rikthyer entuziazmin dhe besueshmërinë. Merkatoja e transferimit të kuqezinjve së shpejti do të forcohet me një sulmues krahu nga Brazili. Bernard ka tërhequr interesin e disa klubeve në Evropë, megjithatë dëshira e tij duket se është Milan. Kanë nisur kontaktet me agjentët e tij dhe Leonardo është duke punuar konkretisht për Bernard. Lojtari ka bërë të ditur se ai dëshiron me patjetër që të bashkohet me kuqezinjtë në këtë merkato vere, pasi e konsideron Milanin një destinacion më të mirë se propozimet e tjera.

Kostot dhe strategjia – Sipas asaj që është mësuar nga “Calciomercato.com”, mes të martës dhe të mërkurës do të ketë një kontakt të ri ndërmjet agjentëve të Bernard dhe drejtori Leonardo. Është një operacion që duhet të zhvillohet në këto parametra: një marrëveshje trevjeçare dhe 3.5 milionë euro në sezon për lojtarin. 25-vjeçari bëri lëvizjen nga Brazili në Evropë në vitin 2013, kur ai u bashkua me Shakter Donetsk. Gjithashtu ai është edhe pjesë e kombëtares së “Seleçao”, ndërsa ka grumbulluar 14 ndeshje për ekipin e Brazilit. West Ham dhe Chelsea janë shumë të interesuar për të nënshkruar me 25-vjeçarin, por dëshira e tij është Milani, edhe pse anglezët janë gati të ofrojnë diçka më shumë në pagën e tij. Kuqezinjtë duan të përfitojnë nga fakti që ai është një lojtar pa kontratë dhe janë duke mbyllur detajet e kontratës për të arritur marrëveshjen.

Related posts

DHUNA NË DERBI/ Tirana dënohet me 4 ndeshje pa tifozë, ndalohen përjetë të proceduarit

F.autor

Pochettino: Kane nuk ka folur me askënd për të ardhmen

Q.Autor

MILAN – NAPOLI/ “Kupa e Italisë”: “Kuqezinjtë” kërkojnë fitoren për të kaluar në çerekfinale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment