Futboll

Flet Manaj: Ja si ndikuan Shpresat e Shqipërisë në ekipin tim

Sulmuesi i Granadas, Rey Manaj, u rikthye si titullar te skuadra e tij. Lojtari luajti 90 minuta në ndeshjen e sotme që ekipi i tij barazoi në shtëpi me skuadrën e Osasunas. Manajt i kishte munguar fanella e titullarit, pasi nuk luante në 11-en e parë që nga 14 janari i 2018-ës. Futbollisti luajti si titullar dhe për shkak të problemeve me dëmtimet që skuadra e tij ka me sulmuesit e tjerë, por kjo pak rëndësi ka, sepse futbollisti shqiptar shpreson të gjejë vazhdimësinë tani.

21-vjeçari luajti gjithë ndeshjen dhe nuk u zëvendësua nga trajneri i tij. Sulmuesi është i huazuar nga Interi te skuadra e Granadas në Segunda Division, por nuk ka gjetur vazhdimësinë as në këtë skuadër, pasi ka luajtur vetëm 17 ndeshje.

Lushnjari ka nisur vetëm 2 takime si titullar dhe ka koleksionuar 464 minuta. Rikthimi me Shpresat dhe golat që shënoi kundër Sllovakisë i kanë dhënë krahë futbollistit. Pas ndeshjes së barazua me Osasunan, Manaj foli për mediet spanjolle. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje të mirë. Kemi humbur në dy transferuat e fundit dhe nuk ishte e lehtë. Ky rezultat normalisht na lë të zhgënjyer, pasi duhet të fitojmë, por këtë javë do të punojmë fort, pasi do të shkojmë në Sevilla dhe atje duhet të fitojmë”, – shprehet Manaj për ndeshjen e sotme.

Ai pyetet dhe për gjendjen e ekipit të tij, por ka një mesazh mjaft pozitiv dhe për tifozët. “Tifozët ishin shumë të mirë, pasi kënduan gjithë kohës dhe në momentet që ne ishim në humbje. Nuk është e lehtë kur je duke humbur në shtëpi me rezultatin 0-1, por mendoj se ishte mirë”.

Në paraqitjen e tij të sotme, lushnjari nuk lë pa përmendur dhe ndeshjet me ekipin e Shpresave të Shqipërisë. “Kam qenë vërtetë mirë. Kam luajtur dy ndeshje me nga 90-minuta për ekipin e Shqipërisë prandaj mendoj se dhe fizikisht isha mirë”, – përfundoi Manaj për mediet spanjolle.

Related posts

FOTO/ Barcelona nuk di të ndalet, pas Coutinhos gati transferimi edhe i ‘yllit’ të Bayern

Q.Autor

INTER I PAPËRMBAJTSHËM/ Gagliardini shënon, Icardi shpërdoron një mundësi të artë (VIDEO)

Delo.autor

Ylli i Atletico Madrid snobon Napolin dhe Manchester City

Sadik.Autor

Leave a Comment