Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Tjetër “pazar” mes REALIT dhe CHELSEA për zëvendësuesin e MARCELOS

Zërat e merkatos në lidhje me nënshkrimet e mundshme të Real Madrid, pas humbjes së tij kundër Atlético Madrid në finalen e Superkupës së Europës, kanë arritur tashmë. Në mënyrë të veçantë, “Daily Star” thekson se ekipi i bardhë do të jetë i gatshëm t’i bëjë një ofertë Chelsea për shërbimet e Marcos Alonso.

Nuk është hera e parë që mbrojtësi ndërkombëtar ka qenë në orbitën e “Los Blancos”, aq më shumë tani, kur me largimin e Theo, duket se trajneri Lopetegui do të ketë nevojë për një alternativë të Marcelo.

Ai është mjaft mirë i njohur nga ish-trajneri i kombëtares së Spanjës dhe një aspekt tjetër, që e bën të pëlqyeshëm, ka të bëjë me shkathtësinë e tij për të luajtur në qendër. Marrëdhëniet me Chelsea janë të mira dhe provë për këtë është ardhja e Courtois në Madrid dhe shkuarja e Kovaçiç në ekipin e Londrës.

Related posts

“BARCELONA NA KA DHURUAR FUTBOLL TË BUKUR, MË VJEN KEQ PËR…”/ Ish-lojtari gjerman: E pabesueshme çfarë bëri Bayern

Delo.autor

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Lajme të këqija për trajneri Brdariç, Vllaznia me katër mungesa në skemë. Ja emrat…

Delo.autor

FINALJA E CHAMPIONS/ Çmimi i biletave arrin në nivel rekord, deri në 10 mijë euro

F.autor

Leave a Comment