Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Evertoni godet në merkato, transferon edhe mbrojtësin e Barcelonës

Nuk ka më dyshime, Luka Dinje është futbollisti i ri i Everonit. Mbrojtësi francez i Barcelonës, arriti akordin me klubin anglez dhe u prezantua ditën e sotme.

Plot 25 milionë euro pagoi skuadra nga Liverpuli për transferimin e 25-vjëçarit. Në të kaluarën Dinje është aktivizuar te Lila, PSG, Roma dhe Barcelona. Katalanasit e blenë për 16.5 milionë euro mbrojtësin nga italianët e Romës.

Francezi nuk ishte titullar te Barcelona ndaj edhe zgjodhi të transferohej te Evertoni, për të pasur më shumë hapësira. Dinje bëhet blerja e dytë e Evertonit që kur në drejtim ka shkuar trajneri Marko Silva. Më parë Evertoni ka blerë mesfushorin Riçarlison për 50 milionë euro.

Related posts

KORONAVIRUSI/ 2 lojtarë pozitiv me Covid-19, i gjithë ekipi gjerman në karantinë për 14 ditë

Delo.autor

Bomb nga Spanja, Reali bën shkëmbim “kokë më kokë” me Bajernin

Isa.Autor

JUVENTUSI KAMPION/ Spalletti e ka gati kundërpërgjigjen me INTERIN E FRIKSHËM

Isa.Autor

Leave a Comment