Futboll Sport

E ÇUDITSHME/ Përveç tatuazheve, lojtari iranian rrezikon DËNIMIN edhe prej… GRUAS

Ashkan Dejagah është vënë në qendër të akuzave, dhe tashmë po hetohet nga Komisioni i Etikës në Federatën Iraniane të Futbollit, për tatuazhet e tij, si dhe për profilin e tij në Instagram.

Iraniani, i cili ka edhe nënshtetësi gjermane, ka pozuar disa herë në publik tatuazhet në krahët e tij, gjë që ndalohet në Iran. Siç raporton “Dojçe Vele”, mesfushori i Traktor Sazit, në ndeshjen e parë, ai i ka mbuluar tatuazhet me fanellë me mëngë të gjata, por në Instagram ai nuk i fsheh aspak ato.

Gjithashtu, një tjetër problem për Dejagah, janë disa postime që ai ka bërë në Instagram, ku ia kushton gruas së tij, por ajo shihet pa veshjen tradicionale të vendeve islamike. Tashmë, ai mund të përballet me një dënim nga federata iraniane.

Related posts

U largua si “dështak” nga Milani/ Andre Silva ngjit Sevijan në krye të La Ligës

Isa.Autor

“LEGJEONARËT”/ Portieri Berisha shkëlqen, ja kush janë “kuqezinjtë” më të vlerësuar për javën që lamë pas…

Delo.autor

JEP LAJMIN E ËMBËL/ Mesfushori Lenjani bëhet baba për herë parë dhe zbulon emrin e të birit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment