Futboll Seria A Sport

E DËBUAN NGA SKUADRA/ Bashkëshortja e Markizios bën IRONI me krerët e Juves

Bashkëshortja e Claudio Marchisio nuk e ka kursyer ironinë me drejtuesit e Juventus, pas largimit të mesfushorit nga klubi bardhezi. Roberta Sinopoli në një postim të bërë në rrjetet sociale ka shkëputur një koment të aktorit Michele Placido (tifoz i “Zonjës së Vjetër”), të bërë për Marchision, që lë të të nënkuptojmë ‘sulmin’ e saj ndaj klubit bardhezi.

“Në futboll dhe në kinematografi është më mirë që të mbetesh një peng sesa të të suportojnë me zor” – ka thënë Placido në intervistën e dhënë për shtypin italian. Artikull të cilin e ka publikuar në “Insta Story”, bashkëshortja e Machisios, ku ka shkëputur njëren nga përgjigjet e tij më të pikasura.

Kjo nuk është hera e parë që zonja Sinopoli ka sulmuar një drejtues të Juves, pasi më parë ajo bëri të njëjtën gjë ndaj Massimiliano Allegrit, kur trajneri nuk e aktivizoi në derbi Marchision.

“Toleranca shkon deri në linjën e respektit reciprok, por nëse atë e kalon, atëherë transformohet”- shkruante ajo.

Related posts

PENGOI TRANSFERIMIN/ Gruaja e futbollistit argjentinas sulmon “Djajtë” e Manchester United

Delo.autor

RRËFEHET LEONARDO/ Nga transferimi i Messit tek Donnarumma dhe thumbon presidentin e La Liga

Delo.autor

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Një sulmues shqiptar në Top 5-en europiane për Këpucën e Artë

F.autor

Leave a Comment