Futboll Seria A Sport

Monaco, Sevilla, MLS apo Japoni… ku do të shkojë “Princi” i JUVENTUSIT

Gjuetia nisi që në momentin që pak ditë para fillimit të kampionati, Claudio Marchisio deklaroi: “E dua aq shumë Juventus sa mendoj se ka ardhur momenti të largohem. Do ta dua përgjithmonë dhe e shoh që nuk kam më vend si titullar. Kësisoj do të ndërpresë menjëherë kontratën.” Automatikisht, mesfushori u bë i lirë për transferimin diku larg nga Torino.

Monaco duket ekipi më pranë ish-juventinit në këtë moment, sepse duket se është edhe destinacioni i preferuar prej tij, por nuk duhen lënë pas dore edhe ofertat nga MLS.

Montreal Impact, që la të njëjtin pronar me Bologna, i ka bërë një ofertë italianit, që duket se ka pasur kontakte edhe me ekipe nga Japonia.

Gjithsesi, në orët e fundit vjen një zë edhe nga Spanja. “El Mundo Deportivo” ka shkruar se Betis dhe Sevilla kanë nisur një derbi për të marrë shërbimet e “Princit”.

Shumë oferta, për të nisur një përvojë të re, tani i takon Marchisio të zgjedhë.

Related posts

Agjenti i MODRIC gëzon INTERIN/ Ai do të bëhet yll në Seria A, do të luajë në Itali…

Isa.Autor

MONACO-PSG/ I papërmbajtshëm Mbappe ndaj ish-ekipit, gjen golin e dytë me një penallti të dyshimtë (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Flamurtari, “Perlë” e Albi Dokës. Merr fund makthi për ekipin e Memës

Delo.autor

Leave a Comment