Bundesliga Futboll Sport

E FUNDIT/ Borussia Dortmund interesohet për “MINI-BALOTELLIN” e JUVENTUSIT

Pas refuzimit të Mario Mandzukic, Borussia gjendet në një situatë delikate një javë përpara ndeshjes së kupës ndaj Greuther Furth. Skuadra akoma nuk ka një qendërsulmues. Por një talent i Juventus mund ta ndryshojë këtë situatë.

Bëhet fjalë për Moise Kean, italian me origjinë nga Bregu i Fildishtë. Siç raporton Gazzetta dello Sport, BVB është në kërkim të një zëvendësuesi të Aubameyang por Juve e ka refuzuar ofertën e parë të gjermanëve.

Kosto e lojtarit: rreth 20 mln euro. Borussia ka javë që i ka vënë syrin lojtarit. Por ai do të ishte më tepër një investim për të ardhmen sesa një ndihmë direkte që këtë sezon pasi nuk do të garantonte shumë gola.

Kean ka të njëjtin agjent si Mario Balotelli, të famshmin Mino Raiola.

Related posts

MEZINI KËRKON “DIVORCIN” PAS NJË NDESHJEJE/ Trajneri Gjyla: Nuk ia japim letrat, s’ka guxim të më dalë përpara

Delo.autor

SHKËLQYEN ME TOTENHEMIN/ Shkrinjar: Jemi skuadër solide! Sa e bukur muzika e Champions-it

Isa.Autor

Ish-ylli i Realit: Pata harruar si të luaja futboll në Real Madrid

Q.Autor

Leave a Comment