Futboll Sport

E FUNDIT/ EGNATIA e frikshme në merkato, i rrëmben Lushnjes SUPER LOJTARIN

Klubi i Egnatias po tregon edhe një hërë tjetër se është ndërtuar për të synuar Superligën këtë sezon. Skuadra Rrogozhinase e drejtuar nga trajneri matjan Vladimir Gjoni aktualisht gjendet në Pogradec ku prej ditës së shtunë është akomoduar në qytetin liqenor për të vijuar fazën pregatitore.

Drejtori i klubit z. Petrit Hazbiu i cili prej vitesh po bën një punë të shkëlqyer në menaxhimin e skuadrës ka arritur marrveshjen me 2 lojtar cilësor. AlpeNews.al mëson se mesfushori Abaz Karakaci dhe sulmuesi që shkëlqeu tek Lushnja Klejdi Branica do të luajnë për badhjeshilët sezonin e ardhshëm. Të dy lojtarët tashmë janë në dispozicion të skuadrës në Pogradec.

 

Related posts

PSG LËSHON “TENTAKULAT” NË GJERMANI/ Sheiku arrin akordin me mbrojtësin e Dortmund…

Delo.autor

NGA GJYQI ME “ELIOT” TEK PORTIERI/ Rrëfehet Boban: Gafë me Donnarummën, Milani ndryshoi prej Ibrës

Delo.autor

Panik në “Old Trafford”, Lukaku bie pa ndjenja në fushën e lojës

Q.Autor

Leave a Comment