Futboll La Liga Sport

REALI NË KAOS/ ASENSIO po mendon LARGIMIN nga gjigandët spanjoll (DETAJE)

Sulmuesi i Real Madrid Marco Asensio ka refuzuar të përjashtojë një largim nga klubi, megjithëse insiston se është i lumtur në Santiago Bernabeu. 22-vjeçari është kthyer në një nga sulmuesit më të kërkuar të viteve të fundit teksa ka fituar tetë tituj me Los Blancos, duke përfshirë dy Champions League.

Asensio është përfolur për një transferim të mundshëm te Liverpool, megjithëse ka edhe pesë vite të mbetura në kontratën e tij të nënshkruar shtatorin e kaluar.

“Opsioni im i parë është triumfi te Real Madrid. Më pas, asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë,” shprehet ai për GQ.“Real Madrid është klubi më i suksesshëm në botë dhe duhet të jesh i përgatitur të japësh gjithçka për këtë fanellë.

“Mundohem të mos fokusohem te pritshmëritë që kanë për mua. Mundohem vetëm të përmirësohem.”

Related posts

DO E PRANONTE MENJËHERË KALIMIN TEK MILAN/ Ish-sulmuesi i Inter në planin alternativë të “Kuqezinjve”

Delo.autor

Juventusi në epërsi, falë autogolit qesharak të mbrojtësit shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

AJKA E FUTBOLLIT ITALIAN/ Juventusi ka një “përbindësh” që vlen më shumë se Ronaldo

Delo.autor

Leave a Comment