Futboll La Liga Sport

NJË OFERTË NGA BARCELONA? Ancelotti nuk lë dyshime me përgjigjen e tij: Historia ime thotë që…

Karlo Ançeloti e ka të qartë që nuk do të drejtojë asnjëherë Barcelonën. I ngacmuar sot në konferencë për shtyp nëse do të merrte një ofertë nga katalanasit, ai ka treguar se si një madrilen, nuk mund ta ulej në stolin e tyre.

“Me gjithë respektin, nuk mund të shkoj kundër historisë time. Historia ime thotë që drejtova këtu dhe po drejtoj këtu”, tha Ançeloti, i cili gjithsesi i sheh katalanasit si rivalë për titull, ashtu si Atletiko, edhe pse ata po kalojnë një krizë të thellë.

“Duhet të luftojmë me të dy deri në fund. Ndoshta për momentin është Atletiko më mirë. Por do ta shoh ndeshjen mes tyre si çdo sfidë tjetër. Nëse do të bëjmë punën tonë, do të luajmë deri në fund me të dy për titullin”, theksoi trajneri.

Në fund, nuk mund të mungonte një koment për Kilian Mbape dhe deklarata e Benzema se ai do të transferohej te Real Madrid. “Uroj që Mbape të kënaqet, pasi Madridi është klubi më i madh në botë”, tha Ançeloti duke shtuar kështu thashethemet për transferimin e sulmuesit francez

Related posts

E PABESUESHME/ RAIOLA në Manchester për ofertën e Barçës për POGBANË

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Gareth Bale kthehet te Real Madrid, por humb numrin “e tij”

Delo.autor

U përplas me Lopez, Sadiku merr lajmin e keq për ndeshjen e fundjavës

Q.Autor

Leave a Comment