Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Nuk ka ngjarje sportive, njerëzit po vënë baste për… COVID-19

Ndërsa pandemia e Covid-19 ka mbërthyer botën, ku numërohen 546,215 të vdekur, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 2,146,390, disa kanë vendosur ta shndërrojnë këtë situatë në një mënyrë argëtimi. As kjo epidemi nuk mund të ishte imune nga kjo mani, pasi dihet që në botë vihet bast për çdo gjë. Pas pezullimit të aktiviteteve sportive, disa faqe interneti bastesh në Singapor po ofrojnë koeficiente mbi numrin e personave të prekur me koronavirus gjatë një dite.

Agjencia e lajmeve nga Singapori “The New Paper” kishte zbuluar pesë rrjete të tilla ku mes të tjerave, lojtarëve u ofrohej shansi të gjenin nëse numri ditor i rasteve të koronavirusit do të ishte çift apo tek.

Psikiatri Dr Adrian Wang, shpejgonte se përse kumarxhinjtë problematikë i drejtohen këtyre rrugëve për të marrë dozën e tyre. “Bixhozi aktivizon qendrat e kënaqësisë në tru, çliron neurokimikate që japin ndjesinë e shpërblimit apo kënaqësisë. Ata janë të varur prej tyre si ndaj alkoolit, si për shembull në rast se nuk kanë para për uiski, do të blejnë verë të lirë orizi … ose ç’të gjejnë”.

Doktoresha psikiatre Dr Munidasa Winslow, kishte mendim të ngjashëm: “Të vësh bast mbi numrin e përditshëm të rasteve me Covid-19 është diçka djallëzore, por për bixhozxhiun, është një tjetër rrugë për illuzionin e tij të lojës”.

Faqe të tjera interneti janë treguar më të ndjeshme ndaj kësaj emergjencë dhe pranojnë baste më të lehta, të tipit se kur do të rinisin fluturimet. Në këto kompani mund kuotohet edhe zbulimi i një vaksine deri në fund të këtij viti, apo që zbuluesi i vaksinës do të jetë Elon Musk, teksa kuotohet me 200. Ekziston mundësia që Donald Trump të ndërtojë një klinikë të përkohshme në ‘Trump Tower’. Skenar i pamundur, por jo aq shumë, duke pasur parasysh që kushdo që luan një euro merr vetëm 14 në këmbim. Edhe në një moment kaq të vështirë, kompanitë e basteve nuk kanë pushim.

Related posts

KRITIKON ASHPËR YLLIN E ITALISË/ Ordine: Komedia e Immobiles stonon te shfaqja e bukur “Azzurre”, ai duhet të…

Delo.autor

TAKIME MIQËSORE/ Argjentina “tregon dhëmbët”, dominon Meksikën në miqësore (VIDEO)

Isa.Autor

Momenti kur Ramos bën ndërhyrjen e ashpër ndaj Salah (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment