Futboll Sport

Europa League cakton grupet/ Mësohen kundërshtarët e MILANI, CHELSEA e ARSEANLI

Eshtë hedhur në Montekarlo shorti i fazës me grupe të Europa League 2018/19, veprimtaria e dytë për nga rëndësia në Kupa e Europës.

Si zakonisht 48 skuadra janë ndarë në 12 grupe, nga ku kualifikohen dy vendet e para. Këtyre 24 ekipeve i bashkohen 8 vendet e treta në grupet e Champions League, kur fillon raundi i 1/16-ve të finaleve, me eliminim direkt, në muajin shkurt 2019.

AC Milan, shtatë herë fitues i Champions League do të ketë një grup relativisht të ekuilibruar me grekët e Olympiacos, spanjollët e Betis Sevilla, ndërsa ekipi i katërt Dudelange nga Luksemburgu duket më i dobët në letër.

Kundërshtarët e Arsenal në Grupin E do të jenë Sporting Lisbonë, Qarabag e Vorskla. Më mirë i ka shkuar Chelsea, që duket se nuk do ta diskutojë kualifikimin në Grupin L kundër PAOK, BATE dhe VIDI.

Nga ana tjetër, Lazio e gjen veten në një grup relativisht të vështirë me Marseille, Frankfurt dhe Apollon.

Finalja e “kupës së vogël” do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit, më 29 maj 2019.

Related posts

SHKRUAN HISTORINË PAS BARAZIMIT/ Zidane vendos rekord asfiksues në “Camp Nou”

Delo.autor

​ISH-MESFUSHORI I TOTTENHAM/ Nayim: Me Messin në skuadër, çdo ekip është…

Isa.Autor

SKANDALI SEKSUAL I BALOTELLIT/ Vajza 18-vjeçare i kërkoi 100 mijë euro, Prokuroria merr vendimin

Delo.autor

Leave a Comment