Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Klasifikimi në Serie A: Kjo është renditja e 10 skuadrave më të pasura

Me mbylljen e merkatos në Itali ka filluar kampionati dhe skuadrat do të tregojnë në fushë përgatitjen që kanë bërë gjatë verës. Por pa filluar mirë kampionati, kemi një renditje të ekipeve italiane. Nëse për pikët do duhet të presim muajin maj të vitit të ardhshëm, tani në gusht kemi renditjen e ekipeve italiane sa i përket vlerës në aspektin financiar.

Në vendin e dhjetë është Sampdoria, që pas lëvizjeve të kësaj vere, tashmë vlen 150,35 milionë euro. Në të nëntin është Atalanta që kap një vlerë prej 166,85 milionë euro. Një vend më sipër se klubi bergamask është Torino, që kuotohet në shifrën e 187,45 milionë euro. Me një vlerë prej 223,55 milionë euro, në vendin e shtatë renditet Fiorentina.

Në pozicionin e gjashtë shifrat rriten ndjeshëm, aty ku është Lacio e cila vlerësohet se në tregun financiar vlen 342,75 milionë euro. Sipër Lacios, në vendin e pestë është Roma që vlen 399,2 milionë euro.

E katërta është Milani i amerikanëve të Elliott. Klubi “kuq e zi” është ndjeshëm më i shtrenjtë se Roma dhe kuotohet në tregun financiar me një vlerë prej 476 milionë euro. Në vendin e fundit të podiumit, në këtë klasifimin renditet Napoli. Skuadra e De Laurentis, vlen plot 489,5 milionë euro.

Nënkampion në aspektin financiar në Itali është Inter. Skuadra zikaltër kap një shifër prej 557,6 milionë euro, që është ndjeshëm më e madhe se Napoli dhe Milan, por që sërish është shumë larg Juventus. Tetë herë rresht kampionët e Italisë, Juventus në mbyllje të këtij sesioni merkatoje vlejnë 768,5 milionë euro, që ashtu si në fushën e lojës, konfirmojnë edhe një herë diferencën e madhe që klubi torinez ka me rivalët e tjerë italian.

Por gjithsesi ky është një klasifikim në letër dhe fusha do e tregojë klasifikimin real të skuadrave, pasi fundja ajo që jepet në fushë, ka rëndësi dhe jo milionat që marrin futbollistët.

Related posts

“NUK MARTOHEM ME PIKE”/ Shakira tregon arsyen: Dua që të mos më shohë si gruaja e tij por…

F.autor

PAS FITORES ME TRIPLETË NDAJ ARSENALIT/ Aguero: Ishte e rëndësishme të fitonim, por ne…

Delo.autor

MESFUSHORI DANEZ E EKZAGJERON: BALE është shumë afër MESSIT dhe CR7

Isa.Autor

Leave a Comment