Futboll Premier League Sport

MUNGESA TEK LIVERPOOL/ Klopp ironizon: Tri javë më parë favoritë, tani nuk na llogaritni

Rruga e Liverpulit drejt Stambollit nis me transfertën në Amsterdam në ndeshjen e parë të Grupit B. Dhe Jyrgen Klop do të luajë sot kundër Ajaksit jo vetëm pa liderin e mbrojtjes së tij, Van Dajk, por edhe pa Matipin dhe Tiago Alkantarën.

Cila është gjendja e Matipit dhe Tiagos?

Ishte e qartë që me historinë e tij nuk do të ishte sërish titullar pas 90 minutave kundër Evertonit, por ka shanse të mira të rikthehet në fundjavë. Tiago? Nuk e dimë sa kohë do të duhet.

A mund ta mundni Ajaksin pa Tiagon dhe Van Dajkun?

Jo! Gazetar jeni ju? Do të përpiqemi! Në një moment të vështirë ti kupton se njerëzit nuk janë të interesuar për atë që ne bëjmë. Unë e di si është bota. Shumë njerëz flasin përpara se të mendojnë. Po, ne jemi pa Van Dajkun dhe Matipin, por do të përpiqemi. Tri javë më parë ata thanë se ne do të ishim favoritë, tani nuk jemi në luftë për asgjë.

Çfarë prisni në Amsterdam?

Është një qytet i mrekullueshëm, një stadium i shkëlqyer. Ajaksi është një superskuadër. Është ekzaktësisht ashtu si duhet të jetë një ndeshje e Ligës së Kampioneve, por pa tifozë. Ne nuk do të luajmë me skuadrën që do të dëshironim, por duhet ta menaxhojmë këtë.

FORMACIONET

Ju vjen keq për Ajaksin, që tashmë nuk i kanë mbetur më yje?

Të më vijë keq për Ajaksin? Jo. Ajaksi është një klub klasi. Me akademinë e tyre të mrekullueshme ata rrisin lojtarë klasi dhe i shesin shtrenjtë.

Do të kërkoni të afroni një qendërmbrojtës në merkaton e janarit? 

Njerëzit flasin për transferime, por ne e mësuam vetëm një ditë më parë që humbëm qendërmbrojtësin më të mirë në botë. A është njeri i interesuar për ndeshjen e nesërme (sotme)? Ne e nisëm sezonin me tre qendërmbrojtës dhe Fabinjon. Është e vështirë të kesh 4 mbrojtës qendre të klasit botëror.

Related posts

RIKTHIMI I POGBAS/ Ftesa e Dybalas: Do të më pëlqente të luaja me një…

Delo.autor

PREKËSE/ Mesfushori i KOSOVËS tregon historinë rrëqethëse: SERBIA na detyroi të…

Isa.Autor

DISFATA NË SUPERKUPËN E SPANJËS/ Griezmann nuk përmbahet: Luajtëm skandal në mbrojtje dhe…

Delo.autor

Leave a Comment