Futboll Seria A

Sfidë vendimtare ndaj Napolit, Milani ka disa çështje që e shqetësojnë

Kthimi i madh i Milan-it që për disa javë bëri që populli kuqezi të ëndërrojë për një parakalim të mundshëm të Inter-it dhe akoma më shumë, një rikthim në Champions League, është i lidhur ngushtë me ndërtimin e mbrojtjes. Kuqezinjtë, që kanë qenë përherë në vështirësi për të shënuar, kanë blinduar mbrojtjen me sigurinë e sjellë nga Rino Gattuso.

Tre janë golat e pësuar në tetë javët e para të nisjes fazës së dytë, në një interval të katër fitoreve radhazi nga shtatë që u arritën duke marrë parasysh dhe barazimin 1-1 me Udinese-n. Më pas diçka ndryshoi, në 4 ndeshjet e fundit Milan-i ka pësuar 6 gola dhe në këtë pikë kuqezinjtë kanë marrë vetëm 5 pikë në këtë mini-cikël. Pa llogaritur dhe pesë golat e pësuar nga Arsenal në dy ndeshje.

E vështirë që t’i atribuosh përgjegjësitë specifike një individi të veçantë, por trendi është i pamohueshëm: Milan-i nuk është më skuadra solide që u pa në tre muajt e parë të vitit dhe tani, në momentin më të komplikuar të sezonit, kuqezinjtë do të përballen me Napoli-n pa Leonardo Bonucci-n (i skualifikuar) dhe probabilisht pa Alessio Romagnoli-n, i cili la fushën e lojës pas pak minutash në barazimin kundër Sassuolo-s. Gjithçka pa harruar Davide Calabria-n, i cili la fushën për të rikuperuar një dëmtim muskulor.

Një problem jo pak i vogël për Gattuso-n që deri dje nuk i besonte rezultateve të Abate-s, i cili nuk luante në rolin e titullarit që nga 12 shkurti kundër Spal-it dhe Mateo Musacchio-s. Të dielën të dy mund të rikthehen në fushë së bashku me Ricardo Rodriguez, konfirmohet nga e majta Cristian Zapata që kthehet titullar në mbrojtjen e pashembullt të kuqezinjve.

Kundër Napoli-t, sulmit të tretë më të mirë të Serie A me 66 gola të shënuar, nevojitet një ndeshje e madhe. Nga ana e të gjithëve, tashmë fjalët si “uri” dhe “rrezik” do të kthehen, edhe Gigio Donnarumma, i cili do të ketë një mbrëmje të vështirë për shkak edhe të mbrojtjes. Por, Milan nuk mund të ndalet vetëm te mbrojtja, as më shumë as më pak, të dielën nevojitet një prezantim i madh nga ana e të gjithëve.

Related posts

I MJAFTOJNË 6 MINUTA LOJË/ Chelsea përfiton nga dëmtimi i ish-yllit dhe ndëshkon Palace (VIDEO)

Delo.autor

DYFISHON SHIFRAT/ Southampton me një tjetër gol të jashtëzakonshëm ndaj Manchester United (VIDEO)

Isa.Autor

Real Madrid “surprizon” Milanin, spanjollët janë gati për ta transferuar talentin…

Sadik.Autor

Leave a Comment