Futboll Sport

HISTORIKE/JAPONIA ndryshon ORËN LEGALE për Olimpiadën “Tokio 2020”

Japonia po projektohet gjithnjë e më shumë drejt Lojërave Olimpik “Tokio 2020” dhe këto ditë po studiohen të reja të rëndësishme që pritet të vihen në zbatim së shpejti. Nga viti i ardhshëm, Japonia pritet të aplikojë për herë të parë orën legale, çka do të thotë që do të lëvizë akrepat e orës (siç ndodh në Europë), për të bërë të mundur që të zhvillojë disa gara në orët e para të mëngjesit.

Lajmin e konfirmojnë mediat japoneze, sipas së cilës kryeministri Shinzo mund të marrë së shpejti vendimin që të lëvizë me 2 orë akrepat, një eksperiment që do të aplikohet dhe testohet vitin e ardhshëm dhe më pas do të përdoret edhe përgjatë Olimpiadës. Ky ndryshim i orës legale do të përdoret vetëm për dy vite (2019 e 2020) si dhe për 3 muajt e verës (qershor-gusht).

Related posts

ROMA-MANCHESTER UNITED/ Trajneri Solskjaer: Të shkojmë në finale dhe mbajmë Cavanin në skuadër

Delo.autor

Barcelona, 10 ndeshje larg rekordit tjetër historik

Q.Autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Leonardo shkëmben “Bomberin” Icardi në Torino për…

Delo.autor

Leave a Comment