Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ Trajneri i Atalantës konfirmon BERISHËN: Ka GABUAR më pak se të gjithë…

Atalanta e Etrit Berishës do të kërkojë kualifikimin në Ligën e Europës ndaj boshnjakëve të Sarajevos, pas barazimit 2-2 në shtëpi. Tekniku i zikaltërve, ka shuar çdo dilemë për sa i përket zërave për largimin e Berishës.

Në konferencën për shtyp të zhvilluar para ndeshjes, tekniku italian i ka dalë në krah portierit shqiptar, duke mos e cilësuar fajtor në 2 golat e pësuar në shtëpi. Gasperini konfirmon prezencën nga minuta e parë të portierit kuqezi.

“Ai i portierit është një problem që nuk ekziston. Nuk e cilësoj Berishën fajtor në rastin e dy golave të pësuar. Kemi bërë gabime por Berisha ndoshta është ai që ka gabuar më pak se të gjithë. Do të luajë përsëri ai nga minuta e pare”, ishin fjalët e trajnerit italian.

Related posts

ROMA-REAL MADRID/ Zidane vazhdon me eksperimentin e tij, por Gareth Bale… (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Skënderbeu-Teuta. Rezultati 0-1

Delo.autor

GARË NË MERKATON E VERËS/ Barcelona prish planet e Juventus, nis kontaktet me agjentin Raiola

Delo.autor

Leave a Comment