Futboll Sport

E PAPRITUR/ Vendosi REKORD personal në BOTËROR, jep DORËHEQJEN nga FUTBOLLI

“Rusi 2018” ka qenë Botërori i rezultateve surprizë dhe do të mbahet mend gjatë në mendjet e tifozëve të futbollit. Por një tjetër rekord është vendosur në këtë Botëror, dhe është ai i portierit 45-vjeçar Esam El Hadari i cili është portieri me moshën më të madhe që ka luajtur një ndeshje në botëror.

Tashmë pas këtij kompeticioni të rëndësishëm El Hadari ka vendosur që ti japë fund karrierës së tij si futbollist duke varur dorezat në gozhdë.

“Jam krenar që kam luajtur në 159 ndeshje ndërkombëtare me Egjiptin, duke marrë pjesë në suksese të njëpasnjëshme. Shpresoj ta kem përmbushur me sukses misionin tim gjatë viteve të fundit, falënderoj familjen time, të cilët kanë përballuar vështirësitë e jetës sime dhe më kanë mbështetur në të gjitha hapat e mi”– tha ish-portieri i Egjiptit.

Related posts

Modric nuk fal nga 11 metra larg, dyfishon Kroacia (VIDEO)

Sadik.Autor

LIVERPOOL-EVERTON/ Trajneri Klopp: S’do luajmë për hakmarrje. Ishim të zemëruar për Van Dijk, por…

Delo.autor

Thauvin shënon golin e tretë për Marseille kundër RB Leipzig

Sadik.Autor

Leave a Comment