Futboll Sport

OFERTË E ÇMENDUR NGA KINA/ Arnautovic lutet: Dëshira e madhe është që…

Marko Arnautovic shpreson që West Ham-i të pranojë një ofertë të jashtëzakonshme ardhur nga kampionati kinez, me 35 milionë sterlina që janë në tryezën e klubit londinez.

Sulmuesi austriak u transferua në Londër në korrik 2017, për 20 milionë sterlina, plus 5 milionë në bonuse, ndërsa këtë sezon është shënuesi më i mirë i Çekanëve, me 8 gola në të gjithë kompeticionet.

Kjo ka bërë që trajneri Manuel Pellegrini të tregohej i prerë të mërkurën, duke hedhur poshtë çdo shans për shitje të 29-vjeçarit.

Megjithatë, sot ka ardhur reagimi i vëllait të Arnautovic, Danijel, i cili është njëkohësisht agjenti i tij dhe i është lutur publikisht West Ham-it ta lejojë sulmuesin e vet të transferohet në Kinë.

“West Ham e bleu Markon për kacidhe. E paguan 20 milionë sterlina, shifër qesharake në tregun aktual. E blenë që t’i mbante në Premier League sezonin e shkuar dhe ai e bëri këtë gjë. Fitoi gjithë çmimet e mundshme në klub: lojtari më i mirë, blerja më e mirë e sezonit dhe çmimin e lojtarit më të mirë bazuar në votat e shokëve të skuadrës.

“Tani West Ham ka një ofertë fantastike, thuajse dyfish në krahasim me shifrën që u ble. Ai dëshiron të eksplorojë një treg të ri dhe të luftojë për trofe. Dëshira e madhe e Markos është që West Ham ta pranojë ofertën nga Kina”, deklaroi Danijel për TalkSport.

Sipas mediave në Angli, Arnautovic ka marrë një ofertë të çmendur: 4 vite kontratë, 40 milionë sterlina në total, mbi 11 milionë euro në sezon, një pasuri për çdo futbollist në planet, ndërkohë që në Londër merr 4.7 milionë euro në sezon. Klubi i përfolur për ofertën është Shanghai SIPG, kampioni në fuqi i Kinës, që ka në gjirin e vet edhe brazilianët Oscar, Hulk e Elkeson.

West Ham-i doli me një deklaratë zyrtare sot, duke iu përgjigjur vëllait të Arnautovic, ku sqaroi e Arnautovic nuk është në shitje, pa harruar që në rast shitjeje 20% do i shkonte Stoke City-t, që e kishte para transferimit në Londër.

Related posts

MILAN-SPEZIA/ Ndryshime tek “Kuqezinjtë”. Çalhanoglu, Kesi dhe Benaser në stol (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

JUVENTUS-LAZIO/ Mandzukiç dyfishon shifrat, protagonist në gol dhe Ronaldo (VIDEO)

Isa.Autor

DEKLARATA PAS HUMBJES NDAJ LIVERPOOLIT/ Sarri: Mendoj se po shkojmë në rrugën e…

Delo.autor

Leave a Comment