Bundesliga Futboll Sport

E PAZAKONTË/ TRAJNERËT në Bundesligë ZBULOJNË kush e fiton TITULLIN sivjet…

Bayern Munich do të fitojë titullin në Bundesliga për herë të shtatë radhazi, sipas mendimit të trajnerëve të elitës së futbollit gjerman.

Sipas një sondazhi 15 nga 18 trajnerët dhe drejtorët teknikë të klubeve të Bundesliga, mendojnë se bavarezët do të shpallen kampionë.

Të gjithë trajnerët e klubeve gjermane morën pjesë në këtë sondazh me përjashtim të drejtorit teknik të Gladbach, Dieter Hecking (që u zëvendësua nga drejtori sportiv Max Eberl) dhe Christian Streich i Freiburg (që u zëvendësua nga drejtori sportiv Jochen Saier).

Treshja që nuk është dakord me faktin që Bayern do të dalë kampion nis me trajnerin e Hoffenheim, Julian Nagelsmann, që beson se kampionati do të shkojë në duart e Bayer Leverkusen, ndërsa trajneri i “aspirinave” Heiko Herrlich, ka besim te Borussia Dortmund.

Edhe Max Eberl ka zgjedhur Dortmund. Që nga viti 2010 vetëm Bayern dhe Dortmund kanë triumfuar në Gjermani.

Pra, Bayern ka marrë 15 vota, Dortmund 2 vota dhe 1 votë ka shkuar për Leverkusen.

Related posts

ZYRTARE/ Mesfushori shqiptar me klub të ri, tranferohet tek skuadra e…

Delo.autor

DEL HAPUR PAS GRUMBULLIMIT TEK FRANCA/ Pogba: Të gjithë do të dëshironin të luanin për…

Delo.autor

Ramos: Messi i bënte presion gjyqtarit në tunel, por nuk e di nëse ka…

Sadik.Autor

Leave a Comment