Futboll Premier League Sport

PASI SIGURUAN NICOLAS PEPE/ “Topçinjtë” gati 60 milionë euro për objektivin e Milan…

Pasi siguruan Nicolas Pepe për sulmin, tani Arsenali po punon për të përforcuar repartet e tjera.

Reparti që ka më shumë nevojë për ndërhyrje është mbrojtja, dhe drejtuesit e kanë gjetur tashmë lojtarin e kërkuar. Sipas asaj që shkruan “The Guardian”, Arsenali ka nisur kontaktet me Laipcigun, për të transferuar mbrojtësin, Dajot Upamekano.

Thuhet se londinezët kanë bërë një ofertë prej 60 milionë eurosh për 20-vjeçarin, dhe shpresonin të arrinin një marrëveshje. Por, kjo ofertë është refuzuar nga gjermanët pasi e konsiderojnë të ulët, për lojtarin që ata duan të paktën 80 milionë euro.upamekano

Kujtojmë se për lojtarin interesohej edhe Milani, por kuqezinjtë nuk arritën një marrëveshje me skuadrën e Bundesligës, dhe më pas transferuan mbrojtësin brazilian, Duarte.

Related posts

FORMULA 1/ Vettel larg Ferrarit, drejtuesit e “kokëkuqes” zbulojnë të vërtetën

Delo.autor

JANË ÇIFITI MË I KOMENTUAR NË RRJET/ E dimë që jeni kuriozë të dini sa para i jep Ronaldo në muaj Georginas, ndaj po jua tregojmë! (FOTO)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Kumbulla zbulon bisedën me sulmuesin e Anglisë: Më tha më lejo të bëj gol

Delo.autor

Leave a Comment