Futboll Sport

Vlera e futbollistëve/ SALAH rritje rekord, RONALDOS i bie çmimi, MESSI… (FOTO)

Futbollisti më i shtrenjtë në botë mbetet Nejmar, por në vitin 2018 lojtari i cili ka pasur rritjen më të madhe në vlerësimin e tij në treg është Mohamed Salah. Uebsiti transfermarkt.de, i specializuar në analiza të tilla dhe i marrë si pikë referimi nga klubet e mediat, përdor disa kritere për të dalë në një vlerë të përafërt të çdo futbollisti, edhe pse pastaj në realitet shifrat janë krejt të ndryshme në shumë raste.

Në varësi të kampionatit ku luan, rendimentit, trofeve të fituar dhe moshës, që përcakton edhe shanset për t’u shitur në të ardhmen, Transfermarkt rivlerëson lojtarët çdo 6 muaj dhe tashmë është koha të bëhet një bilanc, duke krahasuar luhatjen e vlerës së futbollistëve krahasuar me fillimin e vitit 2018.

Pikërisht Salah është lojtari i momentit, sepse në janar vlente 40 milionë euro, ndërsa në këtë moment vlen 150 milionë, një rritje prej 275%, si asnjë futbollist tjetër në botë. Pas tij renditet ylli i Belgjikës dhe Manchester City-t, Kevin de Bruyne, i cili e ka dyfishuar vlerën e tij dhe tashmë vlen gjithashtu 150 milionë euro. 70 milionë euro më shumë se në janar vlen Harry Kane, me sulmuesin e Anglisë që tashmë vlerësohet sa Salah e De Bruyne, por edhe sa Mbappe, i cili kushton 60 milionë euro më shumë se në fillim të vitit.

Ndërkaq, rivlerësimi në treg ka parë të kenë një rritje të jashtëzakonshme emra si Fred, Maguire dhe Richarlison, që deri në janar vlerësoheshin jo më shumë se 8 milionë euro, ndërsa tani vlejnë mbi 400% më shumë, nga 35 milionë euro e lart.

Në krahun tjetër, ka edhe futbollistë që humbasin vlerë në treg dhe këtu është Cristiano Ronaldo mbreti, me 20 milionë euro të humbura në pak muaj, duke vlejtur tashmë 100 milionë, natyrisht për shkak të moshës 33-vjeçare. Yannick Carrasco vlente 40 milionë euro në janar, ndërsa tani vlen 22 milionë, për shkak të transferimit në një kampionat të dobët si ai kinez, ndërsa rënie të theksuar ka edhe vlera e lojtarëve si Luis Suarez, Higuain, Modric e Benzema, natyrisht për shkak të moshës.

Related posts

PASI FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Maldini është gati të qëndrojë te Milani, por me disa kushte

Delo.autor

TIFOZËT PRESIN TA SHIKOJNË TEK MILAN/ Por sulmuesi i futet repit dhe publikon këngën e tij të parë (VIDEO)

Delo.autor

“SHQIPËRIA KA SHPIRT SKUADRE”/ Southgate pas fitores: Ja dy lojtarët kuqezi që më tërhoqën vëmendjen

Delo.autor

Leave a Comment