Futboll Sport

E RRALLË/ Anësorit i humbet “busulla”, shihni pozicionin ku ndodhet kur anulon golin (VIDEO)

Edhe arbitrat më të specializuar për të ruajtur vijën e pozicionit jashtë loje, apo daljen e topit jashtë vijave kufizuese, të ashtuquajturit vijërojtës apo asistentë të kryesorit, ndodh të gabojnë dhe të harrojnë se edhe për vetë ata ka limite në fushat e blerta.

Nga Brazili vjen rasti më i fundit i çuditshëm, i cili ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Figueirenses dhe CRB-së, e vlefshme për kategorinë e dytë braziliane dhe që përfundoi në barazim pa gola.

Gjatë një aksioni të njërit prej ekipeve, asistenti anuloi një gol për pozicion jashtë loje, por ajo që shtangu të pranishmit në stadium, aq sa videoja është bërë virale edhe në mediet sociale dhe faqet sportive, ishte pozicionimi i tij dukshëm në brendësi të fushës.

 

Related posts

DIEGO COSTA REFUZOI TË STËRVITEJ ME EKIPIN/ Simeone zbulon të ardhmen e yllit, ja ku vendos të luajë

Delo.autor

E BUJSHME/ Real Madridit kishte 10 vjet që nuk i ndodhte kjo gjë

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Armeni-Itali. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment