Futboll Seria A Sport

E VËRTETA/ SPALLETTI frenoi qëllimisht VIDALIN, s’donte tjetër si NAINGOLAAN

Më pak kreshta, më shumë rregull. Më shumë arkitektë, më pak luftëtarë. Më pak goditje, më shumë menaxhim topi. Interi nuk duket i zhgënjyer që humbi shansin për të transferuar Arturo Vidalin dhe ia bashkuar kilianin Naingolanit. Sipas “Gazzetta Dello Sport” ishte pikërisht ky frenim i gjatë i klubit zikaltër ai që e drejtoi 31-vjeçarin drejt një tjetër klubi.

Spaleti frenoi pikërisht për shkak të këtyre arsyeve dhe iu fut një tjetër valleje, asaj të transferimit të Luka Modriçit. Në fakt, Spaletit i duhet një lojtar i tipit David Pizarro, të cilin ai e stërviti me sukses fillimisht tek Udineze dhe më pas te Roma, ku kiliani ndërtonte dyshen përpara mbrojtjes me De Rosin. Identiteti i “Mister X” që kërkohet për këtë rol duhet të ketë edhe disa nga karakteristikat e “El Pek” (I Vogli), i cili me fanellën zikaltër luajti vetëm një sezon. Ashtu si Pizarro, ai duhet të dijë të mbrojë topin, ta menaxhojë atë, ta pasojë shkurt dhe gjatë, të driblojë kundërshtarin për të krijuar superioritet numerik dhe të nxjerrë mbrojtjen në pozicion sulmues gjatë manovrës ofensive.

Duhet të bëjë më shumë gjeometri, të ketë prekje më cilësore topi, forcë dhe km pafund. Të gjitha këto i garanton Naingolan. Me Borja Valeron nuk funksionoi edhe për arsye lëvizshmërie dhe shpejtësie dhe sot ai është organizatori i dytë. Luka Modriç natyrisht që është njeriu që i duhet më shumë Interit, i cili ka gjithçka duhet. Dhe mund t’i shtojmë edhe goditjen nga jashtë zone, klasin e pastër, intuitën gjeniale dhe lidershipin natyral. Te Kroacia, Daliç e provoi fillimisht si regjisorin e tërhequr, pastaj e avancoi në rolin e fantazistit për të gjetur më në fund ekuilibrin me skemën 4-1-4-1, ku Brozoviç lironte si atë ashtu edhe Rakitiçin. Interi kërkon një regjisor me këto cilësi. Javën e shkuar bëri një përpjekje për Kovaçiçin (e refuzuar) dhe Torreiran, për të cilin u tregua më i shpejtë Arsenali.

Related posts

TEUTA-APOLONIA/ Pas një asist nga Xhekson, Lorenco Vila ndëshkon “Fierakët” (VIDEO)

Delo.autor

Lazio i vë çmimin mbrojtësit të shumë kërkuar nga Interi

Q.Autor

FITOI 10 TROFE ME MANCHESTER CITY/ Kompany refuzon të bëhet ndihmës i Guardiolës, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment