Futboll La Liga Sport

Nuk është më në planet e Francës, Kondogbia gati të ndryshojë kombëtaren

Xhefri Kondogbia po kalon një formë të mirë sportive te Valencia. Ai kaloi një periudhë mes luhatjesh te Interi por tani në Spanjë ai arritur të rilindë dhe të bindë të gjithë për aftësitë e tij. Didier Deshamp nuk u bëri atij një vend në kombëtare për Botëror dhe gjithësej futbollisti me origjinë afrikane numëron vetëm 5 miqësore të luajtura me “gjelat”.

Kjo i jep mundësinë atij të ndryshojë kombëtaren dhe ai po mendon seriozisht të përfaqesojë Afrikën Qendrore, kjo pasi rregulli e lejon pasi Kondogbia nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me Francën. Nga Afrika po lobojnë fort për të dhe pritet që kjo gjë të ndodhi dhe mesfushori të përfaqësojë origjinën e prindërve të tij.

Related posts

ASISTOI TEK GOLI/ Kale: Objektivi i Flamurtarit është Europa, ja si e përjetova mungesën e gjatë

Isa.Autor

Batshuayi bind drejtuesit e Dortmund, gati blerja përfundimtare nga Chelsea

Q.Autor

NGA FORMACIONI MË I MIRË TEK MË I DOBËT/ Ja kush shkëlqeu dhe zhgënjeu në javën e 25 të Superiores…

Delo.autor

Leave a Comment