Futboll Seria A Sport

KUJTON DERBIN E ZJARRTË TË ROMËS/ Nainggolan: Tifozët e Lazios më luteshin që të mos luaja

Raxha Naingolan i ka dhënë lamtumirën futbollit italian gjatë kësaj vere pas disa viteve shumë të suksesshme në Serinë A. Ai ishte protagonist me disa ekipe, por sidomos më atë të Romës. Pikërisht asaj eksperience ai i është kthyer në një intervistë të dhënë së fundit për “Voetbalmagazine”.

“Te Roma ndjeja se isha i rëndësishëm, atje kam luajtur edhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Atje më kanë respektuar, edhe tifozët e Lacios, ata më luteshin që të mos luaja në derbi kur i takoja në qytet, edhe për ta isha një futbollist i madh.

Futbolli është një hobi, diçka që e bëj me zemër, përveçse është puna ime. Sa i përket jetës jashtë fushe, nëse dikush shkon të punojë pasi ka dalë me shokët një natë më parë, a e kritikon shefi nëse e bën mirë punën? Futbolli nuk është ndryshe. Nëse dua të dal, dal. Nëse dua të shkoj në një restorant, e bëj. Pastaj është në dorën time të shoh nëse trupi im e pranon apo jo”, ishte shpjegimi i futbollistit belg i cili njihet edhe për skandalet jashtë fushës së lojës ku shpeshherë është filmuar në lokale nate.

Related posts

PSG-ja shfaq interes për portierin e Chelsea Thibaut Courtois

Sadik.Autor

NDIHMA ME 30 MJEKË E INFERMIERË NË ITALI/ Legjenda e Milanit: Nuk është për të gjithë ajo që bëri Shqipëria dhe Rama

Delo.autor

ELIS BAKAJ GJEN SËRISH RRJETËN/ Sulmuesi shqiptar shënon në kampionatin bjellorus

Delo.autor

Leave a Comment